1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-mjeku i UÇK-së tregon marrëveshjen më të çuditshme të Kurtit

Rekomandime

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në faceboj ka shkruar në lidhje me një marrëveshje që ish kryeministri Kurti paska bërë me virusin Covid 19 (sipas PDK-së) që ky i fundit të kthehet dhe ta infektojë popullin sapo i pari të dalë nga zyra e kryeminsitrit.

Loshi më tej thotë në mënyrë ironike që duhet të shfuqozohet kjo marrëveshje mes Kurtit dhe COVID 19 dhe të shqyrtohet përgjegjësi penale për Kurtin.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Marrëveshja që ish kryeministri Kurti paska bërë me virusin Covid 19 (sipas PDK-së) që ky i fundit të kthehet dhe ta infektojë popullin sapo i pari të dalë nga zyra e kryeminsitrit, duhet të jetë marrëveshja më e çuditshme që ka ndodh ndonjëherë në rruzullin tokësor.

Kjo marrëveshje është e dëmshme për qeverinë Koti, për PDK-në dhe për “popullin” e Kosovës.

- Advertisement -

Unë mbështes fuqishëm angazhimet qeveri – PDK për shfuqizimin e marrëveshjes Kurti – COVID 19 dhe të shqyrtohet përgjegjësia penale e ish kryeministrit Kurti për inicimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshjet që dëmtojnë shtetin nuk duhet të implementohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit