10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ish-presidenti afgan dikur ishte këshilltar i Ekipit Negociator të Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u largua më 15 gusht nga vendi dhe qeveria e tij u rrëzua, teksa miIitantët talibanë hynë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Ghani që lëshoi pushtetin në Afganistan dikur ka qenë këshilltar i Ekipit Negociator të Kosovës.

- Advertisement -

Ai ishte këshilltar i Ekipit Negociator të Kosovës gjatë viteve 2006/2007 gjatë procesit negociator për definimin e statusit të Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar një fotografi ku Ghani shihet së bashku me një pjesë te Ekipit të atëhershëm Negociator të Kosovës.

Ndryshe, mediat e huaja raportuan se Ashraf Ghani u largua nga vendi me katër vetura dhe një aeroplan privat, pasi talebanët morën nën kontrolle Kabulin. Ende nuk dihet vendndodhja e tij.

- Advertisement -

Talibanët raportohet se kanë marrë nën kontroll gjysmën e qarqeve të kryeqytetit dhe Pallatin presidencial.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit