18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ish-presidenti: OKB e ka humbur fuqinë, duhej menjëherë të shkonin në Kiev dhe Moskë

Rekomandime

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, ka marrë pjesë në Forumin për diplomaci në Antali të Turqisë, i cili mbahet nën organizimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në fjalimin e tij, Ivanov tha se kriza në Ukrainë e kthen sërish në skenë debatin për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, si dhe vendosjen e tyre në shekullin 21.

- Advertisement -

Ai përkujtoi se OKB-ja e sotme është rezultat i situatës pas Luftës së Dytë Botërore kur fituesit ishin njerëz të mençur dhe trima dhe filluan atë projekt të përshtatshëm për atë kohë dhe ato kushte. Por tani sipas Ivanovit, ai projekt po humbet fuqinë e tij.

“OKB-ja është një krijesë njerëzore dhe ata, si çdo organizëm, kur plaken përballen me pafuqi, ngathtësi, më pak efikasitet. Ato janë më efektive në situata krize, por për të demonstruar efektivitetin e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, së bashku me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhej të ishin në Kiev në të njëjtën ditë kur filloi konflikti dhe në Moskë të nesërmen”.

“Jetojmë në një kohë pasigurie të madhe dhe sfida të mëdha na presin. Por njerëzimi gjen gjithmonë një zgjidhje në situata krize dhe le të shpresojmë se edhe tani do të gjejmë zgjidhje që do të përfitojnë të gjithë, jo vetëm disa vende. Bota po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe më komplekse, por edhe gjithnjë e më shumë e ndërvarur, prandaj, duke ndihmuar veten, ne i ndihmojmë të gjithëve”, tha mes tjerash Ivanov.

- Advertisement -

Ndryshe, ai pati disa takime të shkurtra me pjesëmarrës të forumit, të cilët janë krerë shtetesh dhe qeverish aktuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit