2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-Profesorët e Kurtit i bëjnë një vizitë atij në zyrën e Kryeministrit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në vizitë ish-profesorët e tij gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

“Në zyret e Kryeministrisë me kënaqësi prita shoqërinë e profesorët e mi të kohës së studimeve. Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Ahmet Geca, Hajrullah Koliqi, Milot Cakaj, Mihane Salihu, Jeton Rexha, Naim Havolli, Ernest Luma e Fatban Bunjaku më uruan e nderuan me vizitën që ma bënë. Me ta kemi kaluar shumë sfida. Prej vështirsisë së literaturës për studime e provime, deri tek organizimi i protestës së 1 Tetorit 1997 dhe të tjerave më pas. Kemi ndarë shumë gjëra bashkë, kurse sot kemi një dëshirë të përbashkët: zhvillimin dhe forcimin e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Tutje ai thotë se profesori Hajrullah Koliqi, i ka propozuar atij ngritjen e një lapidar i cili do të nderonte studentët dhe profesorët e vrarë gjatë kohës së masa represive të Serbisë në Kosovë. Ai siguroi që si kryeministër do të kujdeset që kjo kërkesë të plotësohet.

“Në këtë muaj, me 15 shkurt, Universiteti i Prishtinës (UP) shënon 50 vjetorin e themelimit. Aktivitetet e UP-së janë paraparë nga 10 shkurti deri me 15 shkurt. Brenda këtyre pesë ditëve, çdo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete që të nderohet ky institucion i cili i dha shumë vendit, por që potenciali i tij është edhe më i madh se tani. E, ky institucion nuk do të ishte i tillë pa pjesëmarrjen e rektorit, Prof.Ejup Statovcit. Në këtë vit, më 16 prill, prof.Statovcit do t’i shënohet 80 vjetori i lindjes e ne si institucion e kemi për obligim që ta nderojmë ashtu siç ai e meriton. Kur tek ne shihet diçka e mirë nuk është meritë e jona sa është meritë e prof.Statovcit. Urtësia e mësimet e tij të shumta na udhëzojnë ende në vështirësitë tona që nuk janë të pakta. Dija e mësimi edukativ do të jenë prioritet i Qeverisë sonë. Leximi e shkenca në njërën anë duhet të thellohen por edhe të kompletohen me kulturën e artin në anën tjetër”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit