Wednesday, July 24, 2024

Kroacia nga sot merr kryesimin e Bashkimit Evropian

- Advertisement -
- Advertisement -

Kroacia merr kryesimin e Bashkimit Evropian, nga Finlanda.

Këtë ditë Zagrebi zyrtarisht e konsideron historike, duke pasur parasysh se ky është shteti i fundit që ka hyrë në BE, ndërsa tashmë ka detyrë serioze para vetes.

- Advertisement -

Kryeministri kroat Plenkoviq tashmë ditët në vijim do të jetë nikoqir dhe do të ketë takim me një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve evropiane.

Nga 7 janari, dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidencialë. Pelnkoviq udhëton për në Paris në takim me presidentin francez Emanuel Makron.

Një prej temave të bisedave do të jetë zgjerimi i cili gjatë kryesimit kroat që do të jetë ndër prioritetet në agjendë.

- Advertisement -

Tre ditë më vonë në Zagreb vjen kryetari i Këshillit Evropian.

Më 16 janar, Plenkoviq niset për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia pastaj Sllovenia.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura