2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit i arrestuar sot, në aferën “Pronto” përmendej si i besueshëm i njerëzve të Adem Grabovcit

Rekomandime

Ka vazhduar edhe sot në disa lokacione, përfshirë në Ministrin e Mjedisit, aksioni i Policisë së Kosovës në rastin tashmë të njohur si “Brezovica”. Mëngjesin e sotëm është raportuar të jenë arrestuar edhe 7 persona tjerë për këtë rast, ne mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku.

Arben Çitaku ishte emëruar në pozitën e sekretarit të Ministrisë së Mjedisit me 6 korrik të vitit 2011, në kohën sa Hashim Thaçi kishte qenë kryeministër i vendit, teksa ishte larguar nga puna me vendim të kryeministrit aktual Albin Kurti në shkurt të vitit 2020.

- Advertisement -

Gjatë periudhës kur ai kishte qenë sekretar në ministri, Çitaku ishte përmendur edhe në një nga bisedat telefonike të zbuluara në vitin 2016 të Adem Grabovcit, në aferën e njohur “Pronto”.

Në bisedën e Grabovcit me një doktor që nuk identifikohet, Arben Çitaku përmendet si person “i zgjedhur” për të qenë pjesë e një komisioni për zgjedhjen e një zyrtari të lartë shtetëror.

- Advertisement -

Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, që Çitaku e mbajti rreth 9 vite, është pozita më e lartë drejtuese në Ministri, me status të shërbyesit civil, i cili udhëheq me punën e departamenteve, zyrave dhe njësive institucionale. Sekretari i Përgjithshëm i përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit.

Gjatë kohës që Arben Çitaku ka qenë Sekretar, Ministria e Mjedisit është njohur për disa ‘skandale’, ku shpesh lakohej edhe emri i tij.

- Advertisement -

Një vendim kundërthënës ishte marrë në shtator të vitit të kaluar nga Ministria e Mjedisit, ku ish-ministri Fatmir Matoshi, kishte vendosur ta heqë bllokadën për hidrocentrale.

Ish-sekretari i MMPH-së, Arben Çitaku me 6 shtator të vitit 2019, kishte kërkuar nga ministri Matoshi që ta zhbllokojë këtë proces, duke thënë se marrëveshja në të cilën ishte thirrur ish-ministrja Albena Rashitaj, tashmë nuk është në fuqi, pas shpërbërjes së parlamentit.

Një tjetër ‘skandal’ ishte shkaktuar edhe kur në draft-ligjin e ri për ujërat të Ministrisë së Mjedisit, në kohen kur Çitaku kishte qenë sekretar i saj, ishte paraparë shuarja e Këshillin Ndërministror të Ujërave, këshill i cili mbështetej nga ambasadat e huaja dhe është funksional që nga viti 2013.

Kjo tentativë i kishte alarmuar ambasadat që deri tash e kanë mbështetur këtë këshill. Atëkohë sekretarit të Përgjithshëm të MMPH, Arben Çitakut me 25 shtator të vitit 2019, i kishte shkuar një letër nga Ambasadat e Zvicrës, Suedisë, Francës dhe Gjermanisë dhe nga Bashkimi Evropian, zyra në Kosovë, të cilët e kishin shprehur shqetësimin rreth tentativës së ministrisë për shuarjen e Këshillin Ndërministror të Ujërave.

Ndryshe, një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë të zhvilluar në disa lokacione në Kosovë. Ata janë kryeinspektori i MI-së, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit