-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish- shefi i SHIK: Njerëz brënda PD-së nxorën në pritë Azem Hajdarin

Rekomandime

Muajt e fundit të Presidencës, Berisha kishte krijuar një konfIikt të hapur me familjen Haklaj nga Tropoja, me të cilën dikur kishte pasur dikur miqësi. PërpIasjet e krijuara nga politika mes fiseve i kushtuan Tropojës mbi 150 VlKTlMA.

“Bilanci i VlKTlMAVE në fmailjen dhe fisin tonë është 14 persona. Përgjegjësi kryesor i gjithë VlKTlMAVE është Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

- Advertisement -

Mes VlKTlMAVE në serialin e Tropojës ishte edhe lideri i lëvizjes së dhjetorit, deputeti Azem Hajdari. Ai do të ekzektohej nga Fatmir Haklaj pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 Shtator të vitit 1998. Dyshimet ishin të mëdha se ai u nxorr në pritë nga brenda selisë blu. “Asnjë lidhje ska pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person, lidhjen e ka pas Azemi që shkoi te makina, Saliu që është personi kryesor e ka detyruar të dalë te Fatmir Haklaj” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

“Nuk i tha vetë Berisha, por i tha Genc Pollo. Dil se janë miqtë e tu. Meqë Azemi mbahej si pjesa e ashpër e partisë demokratike dhe i takonte atij të merrej me këtë problem. Ata kishin 4 orë që prisnin në makinë, i dinin shumë mirë se kush ishin. Nuk mund të rrinin 4 orë dy makina para PD, ndërkohë që rreth e rrotull kishte vetëm njerëz të pd. Faji kryesor i Azemit ishte se e kundërshtonte Berishën” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut
Ceremonia mortore e Azem Hajdarit në 14 Shtator të vitit 1998, u kthye në një grusht shteti. Kur kortezhi me trupin e pajetë të Hajdarit iu afrua Kryeminsitrisë, nga turma nisën të shtënat me kaIIashnikovë drejt selisë qeveritare. MiIitantët bastisën Kryeministrinë, dikasteret në bulevard dhe Radiotelevizonin Publik. Nga garda u grablt edhe një tank që shoqëronte grupin. Lideri demokrat Berisha ndiqte gjithcka nga selia blu.

Edhe njëherë, Berisha u gjend përballë kontestimit të fortë ndëkombëtar. Kancelaritë perëndimore e bënë të qartë se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dh.una. Pasdite, ata që u derdhën me ar.më duke pushtuar institucionet u tërhoqën shumë shpejt pas mesazheve ndërkombëtare.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit