10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ish-ushtari britanik që shkoi të Iuftonte për Ukrainën u eliminua nga trupat ruse

Rekomandime

Një ish-ushtar britanik është eliminuar teksa po Iuftonte në krahun e ushtrisë ukrainase.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, raporton BBC.

- Advertisement -

Jordan Gatley i cili u largua nga ushtria britanike në mars dhe udhëtoi për në Ukrainë, u përshkrua si “një hero” nga babai i tij.

Ai vdiq në betejën për qytetin lindor të Severodonetsk, i cili ka pasur luftime intensive ditët e fundit.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka thënë se “po mbështet familjen e një britaniku që ka vdekur në Ukrainë”.

- Advertisement -

Babai i Gatley shkroi në një postim në Facebook se djali i tij kishte ndihmuar në trajnimin e forcave lokale. Ai shtoi se Jordan u qëllua për vdekje në vijën e frontit ndërsa mbronte qytetin dhe ata u informuan për humbjen e tij të premten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit