1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish ushtari i UÇK’së nga Amerika: Jo front kundër Albinit, por front me Albinin kundër Serbisë dhe Vuçiqit

Rekomandime

Kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili kërkoi një ‘front të përbashkët’ për ta hequr nga pushteti Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, i është kundërpërgjigjur edhe ish usbtari i UÇK’së nga Amerika, Uk Lushi.

- Advertisement -

Sipas tij nuk duhet front kundër Albinit, por na duhet front me Albinin kundër Serbisë dhe Vuçiqit.

“O shqiptarë të dashur: nuk duhet front kundër Albinit, por na duhet front me Albinin kundër Serbisë dhe Vuçiqit. Disa nga ju po e trajtoni Amerikën si Jugosllavinë: kështu ka urdhëruar Komiteti Qendror. Amerika nuk është Komitet Qendror. Është vend partner dhe aleat. Mos ta trajtojmë veten si koloni se e qesim edhe Amerikën në pozitë të keqe. Amerika nuk është si BRSS që funksionon me dekrete. Amerika dëgjon dhe ndryshon mendim kur e bind dhe tregon unitet”, ka shkruar ai mes tjerash.

Sipas tij, Albini meriton qindra vërejtje, siç meriton edhe opozita. Për të kaluarën dhe të tashmen, por, mos të harrojmë se Serbia ende na konsideron të mirë veç të vdekur, pavarësisht partive apo krahinave.

- Advertisement -

“Uluni bashkë. Krijoni një Ekip Uniteti dhe ta kryejmë me Serbinë njëherë e përgjithmonë. Pastaj, i nisim betejat partiake deri të lodhemi. Ta flakim filozofinë e gabuar për inat të së resë më vdektë djali”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit