13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ish zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan e krahason Thaçin me Thomas Jefferson

Rekomandime

Pasi zëvendës-presidentit amerikan, tani kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, George Washingtonin e vendit tonë, edhe një zyrtar tjetër i lartë amerikan, i cili ishte edhe zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës së Kosovës, James Rubin, ka bërë një krahasim të ngjashëm me një president tjetër amerikan, Thomas Jefferson.

- Advertisement -

Në një intervistë dhënë për emisionin Real Story me Sokol Ballën, James Rubin tha se një nga punët më të rëndësishme në jetën e tij kishte qenë që ta ndihmonte popullin e Kosovës.

“Nuk e prisja publikimin e propozim-akuzës për Hashim Thaçin. Nuk e kuptoj pse akuza që nuk janë parë nga gjykatësi, janë publikuar. Unë dua të shoh fakte për këto akuza. Të jem i sinqertë, jam krenar për punën që kam bërë me Hashim Thaçin në 1998-1999, sepse së bashku arritëm të sigurojmë mbështetje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Rubin në Real Story.

“Takova Hashim Thaçin në Rambuje. Ai ishte drejtues i shqiptarëve dhe fillova të bashkëpunoj me të. Gjithçka që tha se do të bënte e bëri. Ishte njeri i ndershëm”, tha Rubin tutje.

- Advertisement -

“Nuk dyshoj që Gjermania, Franca apo të tjerë kanë qëndrim ndryshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë – Serbi. E di që administrata Trump ka tjetër qasje, ndërsa Franca dhe Gjermania nuk e kanë mbështetur. Pyetja ime për ata që nuk bien dakord me administratën Trump është: cila është zgjidhja e tyre? Ende nuk kam parë të kenë ofruar një zgjidhje. Nëse Gjermania dhe të tjerët kanë zgjidhje që Serbia ta pranojë Kosovën, le të na e thonë. Unë nuk kam dëgjuar një gjë të tillë nga ta”, deklaroi ai.

Rubin ka folur edhe për raportin mes presidentit Thaçi dhe kandidatit për president të SHBA-së Joe Biden, i cili e kishte krahasuar Thaçin me ish-presidentin amerikan, George Washington, ndërsa edhe vetë përfundoi duke e krahasuar presidentin e Kosovës me një ish-president tjetër të SHBA-së, Thomas Jefferson.

- Advertisement -

Rubin po ashtu tha se do të ketë kënaqësinë të punojë në të ardhmen me presidentin Thaçi, ndërsa, theksoi se do të punojë edhe me liderë tjerë të Kosovës, vetëm nëse ata janë realistë, dhe jo me idealistë.

Rubin tha se nuk beson që akuzat ndaj Thaçit të jenë të vërteta.

“Bazuar në miqësinë me Hashimin dhe dëshirën që populli i Kosovës të ecë përpara, nuk besoj që njerëzit që lëshojnë akuza janë të saktë. Unë besoj që do të jem krenar për miqësinë time me Hashim Thaçin edhe në ditën e sotme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit