-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-zëvendësdrejtori i Gazpromit: Do të doja ta shihja të varur Putinin

Rekomandime

Ish-punonjësi i lartë i Gazpromit, Igor Volobuev tha se do të dëshironte ta shihte të “varur” presidentin rus, Vladimir Putin.

“Putin duhet të ndiqet penalisht dhe të varet, por vetëm në përputhje me ligjin”, ka thënë ai për The Telegraph.

- Advertisement -

Ai tha se shumë njerëz e kishin telefonuar duke i kërkuar që t’i ndihmojë ukrainasit që po përjetojnë agresionin e tmerrshëm rus. Sipas tij, në atë moment është ndjerë sikur po shikonte një film horror.

“Është një ndjenjë e keqe kur njerëzit ju thërrasin dhe u thonë “Rusët po na VRASlN. Ju punoni në Bankën Gazprom. Ju jeni një person i rëndësishëm. A mund të bëni diçka për ta ndaluar këtë?”, tha Volobuev.

Ai erdhi në Kiev për të Iuftuar kundër ushtarëve rusë. Duke folur se pse e bëri këtë, ai theksoi se nuk mund të shikonte më nga anash se çfarë po i bënte Rusia vendit të tij. Ai lindi në qytetin Ohtirka në verilindje të Ukrainës, raporton theindependent.

- Advertisement -

“Rusët vranë babanë tim, të njohurit dhe miqtë. Babai im jetoi në një bodrum të ftohtë për muaj të tërë. Njerëzit që i njoh që nga fëmijëria më thanë se turpëroheshin me mua”, tha ai.

Volobuyev punoi në Gazprom për 20 vjet. Ai ishte nënkryetar i Gazprom Bank, e cila është e treta më e madhe në Rusi. Ai e konsideroi veten përgjegjës për atë që po ndodhte në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit