4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Ishe shumë i mirë për këtë botë të hidhur…”, postimi prekës i familjarit të 22-vjeçarit që humbi jetën në Suharekë

Rekomandime

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i motoçikletës ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Viktima e këtij aksidenti është Arton Bytyqi nga Suhareka, kurse për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët në Facebook.

“Ishe shumë i mirë për këtë botë të hidhur, prandaj edhe zoti të mori pranë, një engjëll si ti se meritonte këtë fund, të përkujton me mall familja. Pushofsh i qet në Xhenet Arton”, ka shkruar një familjar i viktimës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

- Advertisement -

“Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka mbetur i vdekur. Nuk ka persona tjerë të lënduar. Shoferi i kamionetës është ndalu me urdhër të prokurorit”, ka thënë ai për Sinjalin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit