6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Ishim në gjumë’: Me lot në sy i mbijetuari i tragjedisë tregon se si i tërhoqi të vdekurit

Rekomandime

Një nga të mbijetuarit në tragjedinë që ndodhi në Kroaci nga aksidenti i autobusit që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë, ka rrëfyer i tronditur nga ajo që ka përjetuar.

- Advertisement -

I mbijetuari F Hajdari nga Istogu, ka rrëfyer ngjarjen nga Kroacia për Radio Televizionin Publik (RTK), duke thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit, dhe se edhe ai si shumica e udhëtarëve ishte në gjumë në momentin që ka ndodhur aksidenti.

“Ka ndodhë rreth orës 6 shumica e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, kam qenë në gjumë, jam mundu me ju dhanë ndihme sa kemi mundur deri sa ka ardhur autoritetet kroate, kemi tërhequre edhe trua të pajetë”, tha Hajdari me lot në sy dhe i tronditur.

Ai tutje ka thënë se nuk ka qenë me rendësi ku ishe ulur, por fati.

- Advertisement -

“Nuk ka rendësi se ku kemi qenë ulur por veç fati” , tha Hajdari.

Ai ishte i vetëm, pa ndonjë familjarë që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë.

- Advertisement -

Ndryshe, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova. Nga ky aksident 10 pasagjer kanë vdekur dhe dhjetëra janë Iënduar. Ndërsa dyshimet e para janë se për një moment shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi, përcjell gazetametro.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit