Një sulm tjetër ndaj Policisë ndërkufitare të Kosovës ka ndodhur sot në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se suImi ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
- Advertisement -
Nuk raportohet për të lënduar.
Në javët e fundit, Policia e Kosovës disa herë ka qenë cak i sulmeve në veri të vendit.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla këto sulme i ka quajtur akte terroriste.
- Advertisement -
Sulmi i fundit ishte raportuar më 16 prill.