2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ishte duke udhëtuar me 200 km/h, i riu që humbi jetën ishte futbollisti i Luftëtarit

Rekomandime

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë. Një aksident i rëndë automobilistik i ka marre jetën një te riu i cili ishte i apasionuar pas garave të shpejtësisë me makinë.

- Advertisement -

Policia konfirmoi se viktima, drejtuesi i mjetit ishte Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes.

Panorama ka mesuar sot se Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje mbërritën 3 autoambulanca, si dhe forcat zjarrfikëse per te nxjerre trupin e viktimes nga mjeti i bere cope, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

- Advertisement -

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

- Advertisement -

Panorama” mëson se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit