8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në Ozdrim, lëshohen 300 kg, peshk trofte në Drinin e Bardhë

Rekomandime

Numri i peshkut të troftës në lumin “Drini i Bardhë” ka rënë ndjeshëm si rezultat i peshkimit pa kritere dhe në mënyrë të vrazhdë nga njerëz të papërgjegjshëm.

Për të rritur sasinë e këtij peshku, disa banorë të fshatit Ozdrim të Pejës, sot e kanë marrë një iniciative humane duke i lëshuar mbi 300 kg peshk trofta në lumin.

- Advertisement -

Shpetim Krasniqi, banor i fshatit, tha për Telegraminsot se iniciativa për lëshimin e këtyre troftave është marrë nga Naim Elshani, i cili më paratë e tije e ka siguruar këtë sasi të peshkut, në mënyrë që të rritet numri i tyre në “Drinin e Bardhe”, duke shtuar se ata tash e tutje kanë vendosur të kujdesen për mbrojtjen dhe ndalimin e peshkimit të pakontrolluar në këtë lum.

Në video mund të shihni momentin kur 300 kg peshk trofta lëshohen në lum nga Naim Elshani me disa bashkëfshatare te tije.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit