19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Islami nuk është fe, por parti politike”, Turqia shpërthen pas deklaratës së kryepeshkopit grek

Rekomandime

Një deklaratë e Kryepeshkopit të Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos, për islamin ka vënë në pikëpyetjet bisedimet me Turqinë.

- Advertisement -

Duke folur për një media rreth revolucionit të 1821-shit dhe kontributet e Kishës, kreu i kishës ortodokse greke mes të tjerave tha se “islami nuk është fe, por një parti politike dhe njerëzit janë njerëz të luftës”. Por pas kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Jashtme turke. Ajo ka dënuar qëndrimet e kryepeshkopit, të cilat i ka konsideruar absurde.

“Dënojmë me forcë deklaratat absurde rreth fesë sonë të përmendura në një intervistë në një televizion nga Kryepeshkopi i Athinës dhe të gjithë Greqisë, Ieronymos. Feja jonë madhështore është një fe e bazuar në logjikën e tolerancës dhe dhembshurisë që siguron bashkëjetesën e feve të ndryshme dhe kulturave”, thuhet në deklaratë.

Më tej, shtohet se këto komente provokative tregojnë nivelin e “frikshëm në të cilën ka arritur islamofobia”. Në fund Ministria e Jashtme turke e mbyll duke thënë se kjo deklaratë e bërë në një kohë kur po përgatiten bisedimet në nivel teknik është një hap që minon procesin.

- Advertisement -

Ndërkohë edhe kisha greke reagoi duke thënë se, “kjo nuk do të thotë më shumë se shkatërrimi i fesë myslimane në vetvete nga fundamentalistët të cilët shikojnë terror dhe vdekje në univers”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit