11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ismaili i PDK-së: Është fatkeqësi që e kemi një politikan si Albin Kurti

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se është fatkeqësi për Kosovën që ka një politikan si kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e Ismailit erdhi pas sulmit që Kurti thotë se ia ka bërë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas shkuarjes së këtij të fundit në Hagë.

Ismaili thotë se Kurti është modeli i atij politikani i cili në kohën kur nevojitet uniteti politik, krijon përçarje, andaj si i tillë thotë se është fatkeqësi.

Sipas tij, Kurti nuk brengoset për vlerat e luftës, përderisa Ismaili thotë se liderit të VV-së i duket se Specialja i bën favore politike, ndaj të cilës ky i fundit, thotë deputeti i PDK-së, pret se do t’ia eliminojë kundërshtarët.

- Advertisement -

“Albin Kurti nuk brengoset për vlerat e luftës përderisa i duket se Gjykata Speciale i bën favore politike, duke shpresuar se ajo ia eliminon kundërshtarët. Prandaj, sulmon edhe kur nuk sulmohet. Albin Kurti është modeli i politikanit, që e gjejmë nëpër histori, që çdo herë kur ka pasur nevojë për unitet – ky model i politikanit ka vepruar për përçarje. Kjo është fatkeqësi kombëtare që na ka përcjellë në etapa të ndryshme të historisë, e është fatkeqësi që edhe sot e kemi një politikan të tillë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dy ditë që ndodhet në Hagë, ku po intervistohet nga prokurorët e dhomave të specializuara lidhur me akuzat për rreth 100 vrasje.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit