0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ismet Beqiri rikthehet si deputet

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rekomanduar edhe zyrtarisht emrat për deputetë të cilët do të zëvendësojnë deputetët që u bën ministra.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas KQZ-së në Kuvend do të rikthehet Ismet Beqiri, i cili do të zëvendësojë Arban Abrashin, i cili është emëruar Ministër i Infrastrukturës, në Qeverinë Hoti, raporton KOHA. Në zgjedhjet e kaluara, Beqiri nuk arriti të bëhej deputet.

- Advertisement -

Beqiri, duke llogaritur mandatin e vitit 1998 ishte deputet në pesë mandate, dhe si sekretar i LDK-së, në dy mandate.

Po ashtu, nga ky subjekt politik edhe Visar Hoti e Faton Bislimi do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm që morën poste në Qeveri, Driton Selmanajn, zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti dhe Armend Zemajn, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, në vend të Albulena Balaj – Halimajt e cila është emëruar zëvendëskryeministre, do të jetë deputetja Arbëreshë Krasniqi.

- Advertisement -

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është e përbërë nga 20 anëtarë, ku në mesin e tyre janë 4 zëvendëskryeministra, njëri prej tyre edhe ministër, dhe 15 ministra.

Ndërkohë, KQZ-ja në mbledhje e sotme ka çregjistruar edhe katër parti politike.

- Advertisement -

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), Lëvizja për Drejtësi (LD), Samostalna Liberalna Stranka (SLS) dhe Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK) janë katër partitë politike të cilat u çregjistruan.

Në mbledhjen e këtij institucioni u bë e ditur se arsyeja për çregjistrimin e këtyre partive politike ka të bëjë me faktin se asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë, si një obligim ligjor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit