9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Komuna me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

Rekomandime

Komuna e cila është e para për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë është Leposiviqi, e cila deri tani ka shënuar katër viktima.

Pas Leposaviqit, e dyta është Komuna e Prizrenit e cila deri sot ka shënuar 2 viktima nga koronavirusi.

- Advertisement -

Kosova ka disa ditë që po shënon rritje të numrit të rasteve, përveç dje, ku nga 294 mostra të marra vetëm 6 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër, ndërsa pacienti i fundit që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë është një 71-vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë.

Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit