2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Iu vdiq djali në aksident, i reagojnë Thaçit që liroi nga burgu shkaktarin

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka falur sot me dekret presidencial tre persona që po vuajnë dënime në burgje të Kosovës për vepra të ndryshme.

- Advertisement -

Por për faljen e njërit prej tyre, që ka aksidentuar për vdekje 20 vjecarin Butrint Bajrami, ka reaguar një familjar.

“Eshte shume normale qe presidenti apo ata qe e kane rekomandu me fale persona qe vertete kane be veper penale, por qe jane pendu edhe jane pajtu mes familjeve, por me u fale dikush qe e mbyte dike me veture prej kapajdalleku, kjo po me duket tejet e rende, plus qe ne si familje nuk ua kemi fale, kjo duhet te merret parasysh!”, ka shkruar Valon Bajrami në rrjetin social Facebook.

Granit Paçarizi, Nazmi Mujota e Arlind Latifi janë tre të burgosurit që kanë përfituar nga falja e presidentit.

- Advertisement -

Granit Paçarizit, që ishte ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, i është falur 1 vit burg.

Ndërkohë, Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i janë falur dy vite dënim me burg.

- Advertisement -

Ndërsa, personit të tretë Arlind Latifi, që po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës, i janë falur gjashtë muaj.

Por në dekretin për Shpallje të Faljes së të burgosurve që është nënshkruar më 27 nëntor 2019, nuk specifikohen veprat e kryera nga këta të dënuar.

Ky është postimi i plotë:

Reagim ne emer te familjes Bajrami ndaj faljes qe Presidenti i Kosoves i paska bere personit i cili ishte shkaktar i vdekjes se nipit tim 20 vjecar Butrint Bajrami.

Eshte shume normale qe presidenti apo ata qe e kane rekomandu me fale persona qe vertete kane be veper penale, por qe jane pendu edhe jane pajtu mes familjeve, por me u fale dikush qe e mbyte dike me veture prej kapajdalleku, kjo po me duket tejet e rende, plus qe ne si familje nuk ua kemi fale, kjo duhet te merret parasysh!

Prandaj po e shpreh kete indinjate ne emer te familjes sime, sepse rasti i sotem per neve eshte shume i rende, goditje shpirterore sikur ate dite kur e kemi varrose djalin 20 vjecar.

Kjo ndodh vetem ne Kosove! Zhgenjim total.

Drejtesia nuk arrihet keshtu me falje. Pse Presidenti fal kur familja nuk e fal? Nuk eshte Presidenti me shtu dhimbje. 6 muaj ia fal gje qe denimin e ben shperblim. Jeta e nipit nuk vlen asgje ne keto rrethana a? Qfare eshte denimi nese nuk duhet ta godas kryersin e vepres penale. Kjo falje nenkupton qe nuk eshte denuar fare. Pastaj jeta e re e shuar nuk paska pase asnje vlere.

Me mijera raste Presidenti zgjodhi te godas ku eshte ma e ndishme situata.

Thjesht SKANDAL

P.S thashe edhe nje here ky eshte shqetesim qe po e paraqese ne emer te familjes sime!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit