7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Polici serb që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminaI arratiset në Shqipëri

Rekomandime

Pjesëtari i policisë serbe, Danilo Stojanoviq, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit kriminaI serb të Darko Shariqit, ka kaluar sot nga Mali i Zi për në Shqipëri.

Siç kanë thënë për portalin RTCG nga Drejtoria e Policisë, situata është specifike, pasi Serbia nuk ka dorëzuar në Mal të Zi fletëarrest për Stojanoviqin.

- Advertisement -

Stojanoviç kaloi në Shqipëri në pikën kufitare Gerçar, afër Gucisë.

Policia malazeze ndaloi automjetin me të cilin ndodhej, por ai u largua para se të bëhej kontrolli.

Darko Shariq është i arrestuar si shef i një grupi kriminaI që transporton drogë në Europë.

- Advertisement -

Shariq, i cili dyshohet se ka qenë prej vitesh një nga baronët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, u dënua në vitin 2018 me 15 vjet burg për kontrabandën e 5.7 ton kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Por vendimi u anulua në qershor të vitit të kaluar dhe çështja u kthye në gjykatën e apelit.

Në dhjetor 2021, Shariq u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shtëpiak. Pastaj u arrestua sërish këtë vit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit