11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Izetbegoviq: Nuk e besoj kurrë që Serbia e njeh Kosovën, sepse i del problem edhe me Bosnjën

Rekomandime

Kryetari i Partisë për Aksioni Demokratik (SDA) dhe nënkryetari i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk beson se do të ketë një lider në mesin e serbëve që do ta njohë Kosovën.

Ai thotë se nëse ndodh kjo atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, me ç’rast do të ketë shumë zhurmë.

- Advertisement -

Nuk besoj se në mesin e serbëve do të gjendet një lider që do të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Nëse ndodh kjo, atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë.

Do të ketë shumë zhurmë, që me kalimin e kohës do të heshtet dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë. Pasi, edhe në Kosovë e edhe në Bosnjë-Hercegovinë pala serbe e ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike”, ka thënë Izetbegoviq për “Radio Sarajevo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit