1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish mjeku i UÇK – së: Ja çfarë fitojnë Thaçi dhe Hoti me heqjen e reciprocitetit

Rekomandime

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, ka thënë se ata që i heqin Kosovës reciprocitetin me Serbinë e bëjnë veten të njëjtë me Millosheviqin që i hoq Kosovës autonominë.

- Advertisement -

Po ashtu, ai në postimin e tij në Facebook, i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kreut të LDK-së Isë, kryeministri Avdullah Hoti, ish kryeministrit Ramush Haradinajt, dhe kryetarit të Nismës Fatmir Limaj duke ju thënë nëse besoni në ringjallje vriteni veten para se ta vrasni sovranitetin e Kosovës!

Postimi i plotë:

Duke hequr reciprocitetin Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti fitojnë të trashtë e Sulës. Hashimi dhe Avdullahu shkojnë e të trashtë e Sulës i mbesin Kosovës.

- Advertisement -

Ata që i heqin Kosovës reciprocitetin me Serbinë e bëjnë veten të njëjtë me Millosheviqin që i hoq Kosovës autonominë.

Reciprociteti nuk është masë populiste, por është masë e domosdoshme për ta imponuar sovranitetin e shtetit. Nuk ka pikë më të ndieshme se sovraniteti i vendit.

- Advertisement -

Ta pranosh heqjen e reciprocitetit pse këtë në një moment e kërkon Evropa dhe Amerika për t’i bërë qejfin Serbisë, është gomarllëk.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se për sovranitetin e vendit duhet të kujdesen ata vetë dhe jo dikush tjetër Ideja për ta hequr sovranitetin e kontestuar për ta fituar sovranitetin e plotë është iluzion dhe është e bararabartë me idenë e vetëvrasjes për t’u ringjallur. Hashim, Isë, Avdullah, Ramush, Fatmir… nëse besoni në ringjallje vrajeni veten para se ta vrani sovranitetin e Kosovës! Sepse duke hequr reciprocitetin do të jeni të vrarë politkisht dhe moralisht dhe nuk do të ringjalleni më kurrë.

Nuk e kuptoj pse me sy në ballë doni të përfundoni në plehun e historisë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit