10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Krasniqi: Ne kandiduam me më të mirët, Kurti mendoi se vetëm prania e tij ia fiton zgjedhjet

Rekomandime

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ftuar në një emision televiziv në RTK, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatin e PDK-së, si dhe fushatën e partive të tjera.

- Advertisement -

Ai veçanërisht ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti, i cili sipas tij ka menduar se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet komunale.

“Ne kandiduam me emra të veçantë, ndërkaq Albin Kurti mendoi se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet nëpër komuna”, ka deklaruar Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se ka pasur raste në disa komuna ku qytetari nuk ka mundur ta kuptojë se kush është kandidati, a është Albin Kurti apo personi tjetër nga partia, pra kandidati real.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit