13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ja çfarë kishte thënë Abazoviq për Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Rekomandime

Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi duke u futur në histori si i pari shqiptar që merr këtë pozitë në këtë shtet.

Abazoviq është uruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa Kurti ende nuk është deklaruar.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte takuar me Dritan Abazoviqin në kohën sa ky ishte mandatar. Takimi i tyre ka ndodhur në Antali të Turqisë, aty ku të dy po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci.

Ndërkohë Abazoviq në një intervistë për një media të Shqipërisë kishte komentuar të dy politikanët.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për Kurtin. Ndoshta kemi politika paksa të ndryshme. Politika ime është më e frymëzuar nga evropianët. Nuk po them se politika e Kurtit nuk është e frymëzuar në atë drejtim. Por besoj se çështjet në Kosovë nuk janë të njëjta si në Mal të Zi dhe besoj se kjo ka ndikuar shumë në perceptimin e politikës. Mund të them se marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës tani për tani i kemi shumë të mira. Mezi pres të vizitoj Prishtinën shumë shpejt. Shpresoj që edhe atje të japin një frymë të re. “

- Advertisement -

Ndërsa për Edi Ramën, Dritan Abazovic tha se nuk e shqetëson fakti që ka mbështetur në zgjedhje kolegun e tij Milo Gjukanoviq. Ai beson se kreu i qeverisë në Shqipëri do të bëjë zgjedhjet e duhura në zgjedhjen e ministrave para mandatit të tij të tretë.

Ai po ashtu kishte kërkuar komunikim më të afërt mes qeverive shqiptare, duke shtuar se përçarjet nuk na kanë dërguar askund.

- Advertisement -

“Ne duhet të kemi idenë të ecim para dhe në BE, besoj se këto dy qeveri kanë për të gjetur mënyrën për të pasur një gjuhë të përbashkët në atë drejtim dhe kjo duhet të sjellë një gjë të mirë. Këto përçarjet që janë, unë e kam pasur fjalën tek këto lokalizmat që s’kanë sjellë kurrgjë të mirë”, kishte thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit