20.8 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Ja çfarë shkruajnë mediet botërore për helmimin e zyrtarëve të QNR-së në Kosovë

Rekomandime

Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me helmimin e 26 zyrtarëve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të votave në Kosovë, kanë bërë që të reagojnë edhe mediet e huaja.

Gazeta amerikane “The Washington Post”, ka shkruar se autoritetet në Kosovë thonë se disa zyrtarë të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, janë dërguar në spital për probleme shëndetësore pas hapjes së pesë pakove të votimit nga Serbia.

- Advertisement -

Kurse, Associated Press thotë se është raportuar për 26 zyrtarë me reagime alergjike pas hapjes së kutive të votimit të ardhura nga Serbia.

“Mediat lokale raportojnë se 26 zyrtarë kishin reagime alergjike dhe probleme të lëkurës pas hapjes së kutive të votimit”, thuhet ne raportimin e kësaj medie.

Associated Press përmes këtij shkrimi, gjithashtu ka njoftuar në lidhje me rinumërimin e votave të 300 kutive të votimit.

- Advertisement -

“Mjekët e emergjencës kanë thënë se personat e shtrirë në spital kanë pasur të kruara dhe lëkurë të skuqur. Kosova i mbajti zgjedhjet e parakohshme të dielën e javës së kaluar. Ato jozyrtarisht i ka fituar Lëvizja “Vetëvendosje”, por autoritetet kanë vendosur t’i rinumërojnë votat e 300 kutive të votimit, shkruan ‘Associated Press’.

Gjatë ditës së djeshme (13 tetor), është raportuar se 26 persona nga QNR janë helmuar teksa ishin duke i verifikuar zarfet me votat e ardhura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit