1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ja çka u shqyrtua në mbledhjen e parë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Rekomandime

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, mbajti sot mbledhjen e parë për Legjislaturën VII.

- Advertisement -

Në këtë mbledhje u shqyrtuan kërkesat për caktimin e delegacioneve të Kuvendit në dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Kështu, Kryesia shqyrtoi kërkesën dhe caktoi delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, si dhe delegacionin për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Po ashtu, në Kryesi u bënë të njohura njoftimet e deritashme për krijimin e grupeve parlamentare, si në vijim: Grupi Parlamentar i LDK-së, i cili do të ketë 28 deputetë (kryetar Avdullah Hoti), Grupi Parlamentar i PDK-së, 24 deputetë (kryetar Bedri Hamza), Grupi Parlamentar Lista serbe, 10 deputetë (kryetar Igor Simiq) dhe Grupi Parlamentar multietnik, i cili do të kryesohet nga deputeti Albert Kinolli dhe do të ketë gjashtë deputetë.

- Advertisement -

Kryesia, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit