8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja dy vëllezërit nga Kosova që ndodhen nën gërmadhat e hotelit, arriten në Durrës pak orë para tërmetit

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme kanë marrë rrugë për në Shqipëri. Por sot fati i dy vëllëzërve nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit, ende nuk dihet. Ata dyshohet se kanë mbetur nën rrënojat e një kompleksi pas tërmetit që mbrëmë goditi Durrësin.

- Advertisement -

Vëlëzërit Shemsedin e Isa Abazi besohet që disa orë gjenden nën rrënoja. Ekipet e emergjencës janë duke bërë përpjekjet maksimale për nxerrjen e këtyre dy personave të cilat sipas autoriteteve atje janë lokalizuar, mirëpo që ende nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.

Të dy vëllezërit besohet se kanë qenë vizitor në Durrës në momentin tragjik kur ndodhi tërmeti.

Ndërkohë deri më tani, në bazë të autoriteteve shqiptare nga tërmeti kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona si dhe janë lënduar më shumë se 600 persona.

- Advertisement -

Besohet se afro 20 tërmete e kanë goditur që nga mbrëmë Shqipërinë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit