Pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujkës, ushtrues detyre i kësaj pozite do të jetë Alban Uka.
Mësohet se ushtrues detyre i kryetarit të VV-së deri në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik do të jetë Uka.
- Advertisement -
Ky i fundit ka bartur pozitën e nënkryetarit deri në momentin e dorëheqjes së Mujkës.