0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ja kush e zbulon: Kjo është e vërteta pse Gjykata Speciale nuk po i ngrit aktakuzat

Rekomandime

“Shtyrja e publikimit të aktakuzave të para nga gjykata Speciale dhe shpallja e fletë arresteve të para, natyrisht se ndikohen nga vonesat e krijimit të institucioneve të vendit të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. E them se ndikohen, pasi procesi i ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, dhe arrestimi i të akuzuarve, është një proces i ndjeshëm që kërkon funksionalitet dhe mobilizim institucional, sidomos ato të sigurisë siç janë policia , por edhe institucionet e tjera si ato të drejtësisë që mund të jen një lloj monitoruesi të këtij procesi”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po vazhdojnë ta kritikojnë politikën e pa përgjegjshme, për vonesën e madhe dhe zvarritjen e panevojshme të krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhore, pasi që ky boshllëk institucional në Kosovë, vjen në një kohë të ndjeshme të zhvillimeve, ndër të cilat është edhe fillimi i punës me dinamikë të shtuar i Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Për këtë sfidë serioze e cila tanimë gjendet para Kosovës, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, është fakt i pa mohueshëm edhe pse publikisht nuk pranohet, se kriza institucionale, mungesa e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, po ndikojnë në shtyrjen e vendimit për fillimin e publikimit të akuzave të para për të dyshuarit e Gjykatës Speciale dhe shpalljen e flet arresteve të para.

Nuk e përjashtoj aspak mundësinë që këtë skenar të krizës, ta kenë montuar në mënyra të ndryshme veprimi, për të krijuar edhe krizë artificiale pas zgjedhore, skemat kriminale me qëllim që të blejnë kohë nga ndjekjet e pa shmangshme të kësaj Gjykate, e që ndërlidhen kryesisht me krimet për qërim hesapesh me vrasjet politike gjatë dhe pas luftës, një plagë e hapur që po e mundon Kosovën tash e dy dekada e që pritet të shërohet përfundimisht me zbardhjen e së vërtetës nga ana e Gjykatës Speciale”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

“Shtyrja e publikimit të aktakuzave të para nga Gjykata Speciale dhe shpallja e fletë arresteve të para, natyrisht se ndikohen nga vonesat e krijimit të institucioneve të vendit të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

E them se ndikohen, pasi procesi i ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, dhe arrestimi i të akuzuarve, është një proces i ndjeshëm që kërkon funksionalitet dhe mobilizim institucional, sidomos ato të sigurisë siç janë policia , por edhe institucionet e tjera si ato të drejtësisë që mund të jen një lloj monitoruesi të këtij procesi”, shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Duke qenë në një situatë të tillë, sipas Hazirit edhe partitë politike fituese të zgjedhjeve, duhet të jenë më serioze në veprimet e tyre, dhe të tejkalojnë dallimet, që të punojnë për shtetin dhe të mos e zvarritin tutje marrëveshjen për koalicion për krijimin e institucioneve të reja.

Që aq shumë i duhet shtetit të Kosovës në këtë fazë me plotë sfida, edhe ato që ndërlidhen me përpjekjet për ta penguar veprimin e Gjykatës Speciale për zbulimin e krimeve dhe të vrasjeve me karakter politik.

Andaj Kosova ka përballë sfida të shumta, që kërkojnë më urgjencë formimin e institucioneve Kuvendin dhe Qeverinë, dhe çfarëdo skema të tjera që ndërtohen nga kush do për ta neglizhuar apo penguar punën e Gjykatës Speciale, apo edhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, do ti shkaktojnë dëme të mëdha Kosovës në të gjitha aspektet. Një gjë duhet ta dinë kush do që bënë kalkulime të tilla, Gjykata Speciale është një realitet, rezultatet e së cilës do ti shohim shumë shpejtë”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit