10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Nëse BE nuk ndërhyn, Rusia, Kina dhe Arabia do të ndërhyjnë në Ballkan”

Rekomandime

Eurodeputetja shqiptare, që përfaqëson Suedinë në Parlamenti Europian, Arba Kokalari kritikoi ashpër Presidentin e Francës Macron për veton që vendosi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha në PE se ishte e zhgënjyer me vendimin e Macron.

- Advertisement -

”Dy vjet më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer për vendimin e tij për mos hapjen e negociatave.

Ne duhet t`i inkurajojmë këto shtete, që po ndërtojnë demokracinë, që të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë sepse nëse BE nuk do jetë prezente në rajon, Kina, Rusia dhe Arabia Saudite do të hyjnë. Ne na duhet një BE që të jetë e bashkuar si në Perëndim ashtu dhe në Lindje. BE duhet të veprojë me shpejtësi” – shtoi ajo.

Parlamenti Europian votoi sot rezolutën lidhur me veton që Franca vendosi për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke paralajmëruar destabilizimin e Ballkanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit