6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ja kush i zbulon ‘pazaret’ e fshehta me Thaçin: Ky është skenari për koalicionin e ri

Rekomandime

“Ndikimin e vetë këtu e ka pa dyshim edhe Hashim Thaçi, duke qenë padroni kryesor, shefi i përjetshëm politik i Isa Mustafës, sipas disa informacioneve që kanë qarkulluar, ka pasur të arrestohet nga gjykata speciale, por për tu mbrojtur nga Gjykata Speciale, në këtë kontekst Hashim Thaçi e ka nxjerr çështjen e Kosovës në një lloj koalicioni, si pazar për bisedimet me Serbinë për ta shpëtuar lëkurën e vetë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesori i njohur universitar, njëherësh analist i zhvillimeve politike në vend, Jeton Kelmendi ka hedhur akuza të rënda kundër Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, duke deklaruar që këta dy ish partner në të kaluarën, janë marr vesh për pozitën e presidentit të ardhshëm, në pritje të shkuarjes së Hashim Thaçit në Hagë si i arrestuar nga Gjykata Speciale, prandaj edhe tani po e kushtëzon Mustafa marrëveshjen me VV-në, duke shpresuar në një skenar të tillë, që së paku ta ketë në letër kurdo që të ndodhë një akt i tillë.

Jeton Kelmendi

“Koalicioni LVV-LDK do të ndodhë, është vetëm çështje pazaresh pasi faktikisht LDK-ja udhëhiqet nga një ish komunist i njohur, nga Isa Mustafa, i cili është mësuar të manovroj për kaq vite në skenën politike të Kosovës, sikurse ka manovruar edhe në sistemin komunist, por kësaj radhe ju kanë rritur apetitet edhe për tu bërë president i shtetit, edhe pse nuk e meriton. Unë mendoj se këtu qëndron krejt esenca. Ndikimin e vetë këtu e ka pa dyshim edhe Hashim Thaçi, duke qenë padroni kryesor, shefi i përjetshëm politik i Isa Mustafës, sipas disa informacioneve që kanë qarkulluar, ka pasur të arrestohet nga gjykata speciale, por për tu mbrojtur nga Gjykata Speciale, në këtë kontekst Hashim Thaçi e ka nxjerr çështjen e Kosovës në një lloj koalicioni, si pazar për bisedimet me Serbinë për ta shpëtuar lëkurën e vetë”, tha Kelmendi.

“E për ta shpëtuar lëkurën e vetë ai është koordinuar edhe me Isa Mustafën sepse duke e ditur që ndaj tij ka një aktakuza të gatshme, dhe ka probleme me ligjin, edhe sipas Kushtetutës Hashim Thaçi nuk mundë të jetë president i vendit, duke qenë i përndjekur nga Gjykata Speciale, edhe pse ne shprehim keqardhjen për këtë çështje, por ai vetë ka ndikuar që të bëhet pazari me gjykatën speciale për një kohë dhe të zgjaten edhe disa muaj që të shtyhet arrestimi i tij.

- Advertisement -

Kjo gjithsesi është një përgatitje e koordinuar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sepse Mustafa është vetëm zbatues i urdhrave të Thaçit, dhe duke menduar në këtë skenar është shtyrë marrëveshja për koalicionin duke shpresuar Isa Mustafa në pozitën e presidentit pasi ta lë atë Hashim Thaçi”, shtoi më tej Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, Kelmendi thotë se LVV është konsistente për ta kundërshtuar këtë projekt, dhe shumë shpejtë do të ndodhë marrëveshja për koalicionin LVV-LDK, me Albin Kurtin kryeministër dhe me ndarje të ministrive 50-50.

- Advertisement -

Kurse pozita e presidentit, sipas Kelmendit do të hiqet si temë e pazarit politik, dhe do të mbetet çështje e reformimit të sistemit për ta zgjedhë të parin e shtetit nga populli me ndryshime kushtetuese, ngase edhe ashtu LDK nuk mundë t’i sigurojë 81 vota në kuvend për raundin e parë të procesit të votimit për president, edhe po ta ketë përkrahjen e VV-së me minoritetet jo serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit