3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ja në cilin vend u renditën Shqipëria dhe Zvicra në “Eurovision 2021”

Rekomandime

Çmimin e parë në festivalin e këngës evropiane “Eurovision 2021” e rrëmbeu Italia, e cila u përfaqësua nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

- Advertisement -

Italia (524 pikë) ishte në një garë të fortë me Francën (499 pikë) dhe Zvicrën (432 pikë), të cilat u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Zvicra u përfaqësua nga shqiptari, Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij dhe u rëndit i treti në këtë festival.

Shqipëria, u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

- Advertisement -

Megjithëse nuk arriti të rrëmbente çmimet e para, Shqipëria ia doli të futej në finale e të vlerësohej si një prej këngëve më të mira, ndërsa veshja e Peristerit u krahasua me atë të divës botërore, Beyonce-s.

Vitin që vjen, festivali “Eurovision 2022” do të mbahet në vendin fqinj, Itali, ndaj kjo është një mundësi e mirë për t’i parë performancat nga afër, pasi një pjesë e jona me siguri do ta vizitojë vendin gjatë “Eurovision-it”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit