1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ja pamjet kur sulmohen gjyqtarët pas ndeshjes Gjilani – Llapi

Rekomandime

Skena aspak të hijshme po vazhdojnë të ndodhin në Ipko Superligën e Kosovës.Skuadra e Gjilanit sot ka fituar ndaj Llapit me rezultatin e thellë 3:0 në ndeshjen e xhiros së 11’të të Superligës së Kosovës, me ç’rast edhe u ngjit në kreun e tabelës.

Jo gjithçka shkoi mirë në këtë ballafaqim – pasi pas ndeshjes kishte fërkime të mëdha dhe u sulmuan gjyqtarët e këtij ballafaqimi, ku njëri prej tyre përfundoi në spital.

Policia e Kosovës reagoi dhe nuk lejoi që të ndodhë më e keqja nga ky sulm ndaj gjyqtarëve të ballafaqimit.Rastin e sulmit ndaj gjyqtarëve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

- Advertisement -

“Sot me të përfunduar ndeshja e futbollit në mes të Gjilanit dhe Llapit, disa shikues dyshohet ta kenë sulmuar njërin nga referët që ka referuar ndeshjen.

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar që besohet të jen të involvuar në incident. Viktima (Referi) është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan, sipas raportit të mjekut me lëndime te lehta trupore.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Të dyshimtit janë duke u intervistuar. Policia e Kodovës është duke e hetuar rastin”, ka konfirmuar Hashani për ‘GazetaBlic’.

- Advertisement -

GazetaBlic ka siguruar video ku vërehet sulmi ndaj gjyqtarëve.

Dyshohet se një nga personat që ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes është djali i kryetarit të Gjilanit, Florim Zuka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit