19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ja pse kosovarët mbi 65-vjeç s’do mund të shkojnë sivjet në Haxh

Rekomandime

Tri ditë më parë Bashkësia Islame e Kosovës është njoftuar nga Ministria e Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite, që pas dy vjetësh, si shkak i COVID-19, do të mund të kryejnë ritualin e haxhit në Mekë e Medinë.

“Për këtë vit haxhin do ta kryejnë një milion haxhinj brenda Arabisë Saudite dhe jashtë saj. Për mënyrën e ndarjes jemi në pritje dhe në momentin që e kemi numrin se sa na takojnë si Kosovë, do e bëjmë publike”, tha Fitim Gashi, përgjegjës për organizim të haxhit në BIK.

- Advertisement -

Në vitin 2019, kur u bë edhe shkuarja e fundit nga Kosova, për një person u pagua 4150 euro. Por, këtë vit çmimi për të kryer pelegrinazhin e umres do të jetë më i shtrenjtë.

“Do të ketë ndryshime në çmim se edhe atje në Arabi Saudite nuk kishin TVSH, e tash e kanë bërë me 5 për qind dhe gradualisht e kanë rritur”, shtoi Gashi.

Edhe kushtet që duhet plotësuar si shkak i pandemisë do të jenë ndryshe. Mosha nën 65 vjeç, vaksina me dy doza kundër COVID-19 ose një test PCR negativ i vlefshëm 72 orësh, janë kriteret që duhet plotësuar para hyrjes në shtetin arab.

- Advertisement -

Haxhi kryhet brenda dhjetë ditëve të muajit Dhul Hixhxhe të kalendarit islam. Dhe është një nga pesë shtyllat e islamit, pas besimit, namazit, zeqatit e agjërimit të Ramazanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit