5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ja sa vota i mori Albin Kurti nga diaspora

Rekomandime

Sipas rezultatit të votave nga diaspora, numërimi i të cilave përfundoi mbrëmë pas mesnate më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.

7 mijë e 30 vota mori partia e Kurtit, apo kthyer në përqindje i bie mbi 50 për qind të votave totale të diasporës.
teksa burime të medias brenda KQZ-së, konfirmojnë se nga këto vota, 6600 vota ka arritur që t’i merr kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

- Advertisement -

Ende nuk dihet për numrin total të votave që Kurti ka arritur që t’i merr në zgjedhjet e 6 tetorit, por që sipas burimeve brenda LVV-së, edhe pse jo zyrtarisht kanë thënë se numri i votave të Kurtit, sillet afërsisht rreth 168 mijë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të dalë subjekti i parë në Kosovë, i pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kadri Veseli, në zgjedhjet e fundit doli në vendin e tretë, e pasuar nga koalicioni AAK/PSD.

- Advertisement -

Kurse, Nisma Socialdemokrate, ende nuk e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor dhe një gjë e tillë pritet që të bëhet e ditur ditëve në vazhdim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit