3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ja si vëzhgoheshin pozicionet e ushtrisë serbe, para goditjes nga UÇK-ja!

Rekomandime

Nuk është një mënyrë lavdimi, por një përshkrim i saktë, dhe madje dokument i karakterit historik, ditari i Bekë Osmanajt, njërit prej figurave më emblematike të Betejës së Koshares, dhe të njësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Pak njerëz, mund ta dinë se ka pasur ushtarë, jo vetëm me zotësi luftarake, por edhe durimplotë, për ta regjistruar thuaja çdo ngjarje dhe ditë gjatë luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Në vijim po e botojmë këtë copëz ditari, të Bekë Osmanajt, një heroi të vërtetë të luftës në Kosovë, që luftoi deri në ditën e fundit, dhe ishte përkrah heronjve më të mëdhenjë, Agim Ramdanit e Salih Çekut.

Lexojeni në vijim ngjarjet e 7 tetorit 1998, kur Kosova ndodhej në luftë, në ditët më të vështira!

“Sot 23 vite më parë për rreth 6 orë nga uniforma e UÇK-së, në uniformën e Policisë Shqiptare!

- Advertisement -

“Me dt. 07.10.1998 pasi u kompletuam me të gjitha mjetet që i kishim në dispozicion, rreth orës 23:00 të natës kemi dalur nga QSUP dhe jemi nisur në drejtimin e kufirit në Qafë Morinë.

Në ketë marshut ishte Hysni Rama- Raketa nga fshati Molliq, dhe unë Bekë Osmonaj nga Isniqi, ku si planifikim i qëllimit tonë ishte arritja dhe vendosja në orët e hershme të mëngjesit në mes Piramidës kufitare C4, dhe C5, të vëzhgohet, skicohet, incizohet, dhe të përcjellën në detale lëvizjet e ushtrisë Serbe në Karaullën e Morinës që ishte shumë afër nga vendi në fjalë.

- Advertisement -

Marshutën e bëmë nga Qafa e Tërzhnjevës nga ana e djathtë, pa e shfrytëzuar rrugën kryesore por me qellim jemi futur nëpër disa përroje sepse nuk kishte lëvizje të njerëzve…me mundime të shumta e kaluam atë rrugë sepse ishte natë e errët dhe lëvizjet nëpër ato lugje të gjata me therra, dhe shkurre që ishin të pa përshtatshëm për marshuta tilla na vështirësuan edhe më shumë lëvizjen tonë.

Në orët e hershëm të mëngjesit të datës 08.10.1998 kemi arritur afër fsh. Kamenice, ku kemi pushuar rreth një orë sepse ishim të lagur nga shiu që filloj të bie pa ndërprerë mbas gjysmës së natës…rreth orës 05:30 i vërejtëm disa banorë të Kamenicës duke mbledhur Gështenja, ku Hysnia dhe unë nuk ishim të interesuar që t’kishim kontakte me askënd në kohën e vëzhgimit….

Për një kohe kemi ndejtur të maskuar pa na vërejtur askush, sepse plani ynë i parë më nuk funksionojke për shkak të rrethanave që ishin në teren…ndërsa pas një bisede që bemë me Raketën, si dhe pirjes të nga një gotë ( fyti ) të Konjakut Skenderbeg, të cilin na kishte blerë Ramadan Osdautaj nga Isniqi.

Ne morëm vendim që të shkojmë në postën kufitare të Shqipërisë dhe të kërkojmë nga Komandanti i Policisë që t’na mundëson një vëzhgim të përbashkët përgjatë brezit kufitar….

Fillimisht kemi shikuar me dylbi vendin për rreth objektit (Karaullën Shqiptare) ku ishim nisur, si dhe futjen tonë nga ana perëndimore në objekt pa na vërejtur forcat ushtarake Serbe që ishin në Qafë Morinë, dhe në lëvizje në brezin kufitar nga C6, C5, deri tek C4 ku dukshmëria ishte shumë e mirë.

Në u takuam me oficerin e Policisë z. Avni Tahiraj përgjegjës ndërrimi në postën Shqiptare të kufirit, dhe kërkesa e jonë ishte që të pajisem me uniforma të Policisë Shqiptare, ku një kërkesë e tillë u realizua pa asnjë kundërshtim dhe menjëherë kërkoj që ne të futemi në Karaull dhe ti zhveshim rrobat e UÇK-së, t’i lemë të gjitha pajisjet që i kishim më vete përpos Kallashnikovit, municionit, dhe bombave të dorës ( Ne më vete kishim edhe dy Zolla, dy Snajperka Gjermane, qanta me bukë dhe disa rroba rezervë ku të gjitha i kemi lenë në objekt).

Me Hysni Ramën u veshëm në uniformat e Policisë Shqiptare, ku me ju thënë të drejtën isha shumë i gëzuar…unë pata pakë ” problem ” me Pantolla, sepse ishin pakë të shkurtër, por pas një kohë çdo gjë ishte në rregull….

Patrullimi ka filluar në ora 10:00 në ketë patrullim dhe vëzhgim ishim gjithsejtë 17 përsona ku 15 ishin të Policisë Shqiptare, ndërsa Raketa dhe unë ishim “Mysafir ”

Të gjithë me rroba të njëjta, armë të njëjta, radiolidhjet ishin të Policisë Shqiptare, dy palë Dylbi, si dhe Qentë e kufirit që e kishin në Karaull… në ketë patrullim dhe vëzhgim, kemi kaluar shumë afër forcave Serbe në Q. Morinë ku u shifshin edhe istikamet dhe pikat e tyre shumë qartë…në uniformën e UÇK-së ishte e pa mundur që t’vezhgohet ditën aq afër pa u vërejtur nga ana e forcave Serbe.

Mbas orës 14:00 kemi filluar që t’kthehém në Karaull, ku e kemi gjetur të përgatitur drekën ku edhe kemi ngrenë bukë (kishte gjellë).

Mbas drekës, me kërkesën e tyre ( Policisë Shqiptare ) kemi hipur mbi pullazin e një shtëpie të braktisur, dhe nga aty kemi bërë skicimin e vendit ku ishin të pozicionuar forcat e armikut,levizjet e patrullës, automjetet etj.

Dikur na kanë sjellur edhe Gështenja të pjekura, ku në ato momente edhe patëm emocione sepse ishte gëzim i madh që në atë kufi nuk ishte Greku, Maqedoni, apo Malazezi, por ishin vëllezërit tanë Shqiptarë dhe me ato mundësit e tyre e bënë të pamundurën për neve.

Natën e kaluam tek Sadriu në Kamenicë, sepse ishim të lodhur ku ora ishte rreth 21:00

Me dt.09.10.1998 pas 33 orëve në terren arritën në QSU. ku i treguam Kom. Agim Ramadanit për ndihmesën që na benë Posta e kufirit në Kamenicë, si dhe ja dorëzova të tera shënimet e skicimit dhe të vëzhgimit që i kishim bërë së bashku me Hysni Ramen”.

Në fund të postimit të kësaj pjesë të ditarit të tij, Osmani shkruan:

Sot pas 23 viteve i falënderoj përzemërsisht të gjithë patrullën e policisë së Shqipërisë, dhe komandantin e ndërrimit z. Avni Tahiraj për ndihmën që na jepen, sepse po t’kishin informacione forcat e armikut që në mesin e patrullës ka edhe pjesëtar të UÇK-së, sigurisht që nga afërsia që ishim me ta, do t’kishte pasoja për t’gjithë….!

Bashkëluftëtarit tim Hysni Rama- Raketa, lavdi dhe i përjetshëm qoftë kujtimi!

Nga shënimet e mia të kohës së luftës, 1998-1999!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit