26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Jahja Kokaj thotë se në rast të Iuftës, shqiptarët edhe vetë mund ta mundin Serbinë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka thënë që shqiptarët e bashkuar do të mund ta mposhtnin Serbinë në rast të Iuftës, sigurisht nëse do të pajiseshin nga shtetet mike me armë më të mira.

“Jam shumë i bindur që me këto [armë] që do të na pajisin, kurse sa i përket invazionit fizik, Serbia le ta harrojë më, kanë kaluar shekujt kur ajo luante me neve, jam shumë i bindur që nuk ka shanse më që ta kalojë kufirin që e ka vendosur në mënyrë zyrtare GJND-ja dhe se këtë kufi ne do ta kemi edhe në vijimësi. Në qoftë se ajo [Serbia] fillon të bëjë lojëra, atëherë ne jemi shtatë milionë shqiptarë, të cilët në fund të fundit që tani Shqipëria amë është pjesë e NATO-s dhe se ne do të jemi si komb si një trup i vetëm që do t’i kundërvihemi cilitdo agresion”.

- Advertisement -

“Jam shumë i sigurt për arsye se edhe lufta është sistem i tërësishëm. Çdo veprim bëhet me potencial trunor. Në radhë të parë, kombi ynë shqiptar, ndonëse i copëtuar në Ballkan, ka pesë shtete, por ne kemi sistemin trunor të unifikuar.

Kokaj e ritheksoi sigurinë e tij se Serbia nuk do të mund të futet më në Kosovë dhe se tash veçse po ndodh një unifikim i gjithëmbarshëm midis shqiptarëve.

“Ju më tepër keni bërë ju, me muzikë e të tjera është unifikuar kombi, pastaj këto sistemet teatrale; kam shpresë që shumë shpejt tani do të unifikohet edhe arsimi, edhe ekonomia. Gjithsesi në një rast Iufte do të jemi si një komb, si një trup i vetëm që nuk ka shans që asnjë armik të na dëmtojë në këtë tokën tonë arbërore, do të jemi me liri mijëvjeçare dhe për këtë jam thellësisht i bindur jo vetëm me mënyrën deklarative e folklorike, por jam i i bindur edhe me mençurinë shkencore, me eksperiencën që e kam marrë kudo në botë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit