14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Jahjaga uron Matoshin: Vazhdo me kokën lartë të shkëlqesh në çdo prezantim

Rekomandime

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka uruar aktoren Adriana Matoshi e cila u shpall si aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë.

- Advertisement -

Kosovarja u shpërblye për paraqitjen e saj në filmin Zana të regjisores Antoneta Kastrati.

“Qikat e Kosovës na e zbardhen ftyren kudo që ato janë pjesë – dhe kështu na bëjnë zemrat mal!

Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë, për rolin e saj në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati’, shkruan Jahjaga.

- Advertisement -

“Adriana neve na ka dëshmuar shumë herë që është një aktore e vlerave të larta profesionale! Adriana, vazhdo kokëlartë e pathyeshëm të shkelqesh gjithmonë aty ku Ju jeni prezente’, përfundoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit