10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Jam amerikane, ta sjell këtu ambasadën”: Biznesmenia përplaset me policinë për plazhin në Velipojë

Rekomandime

Policia shqiptare ka zhvilluar aksione të ndryshme në bregdetin e vendit gjatë ditës së sotme me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset me çadra dhe shezlongë.

- Advertisement -

Krahas kësaj, policia ka bërë edhe verifikimin e lejeve të marra nga bizneset për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në plazh.

Një numër i madh biznesesh janë në konflikt me njeri-tjetrin për përdorimin e plazhit për shkak se deri pak ditë më parë nuk ishte ndarë asgjë nga autoritetet shtetërore.

Një konflikt i ngjashëm shkaktoi edhe katër të vdekur fundjavën e kaluar në Velipojë.

- Advertisement -

Ndërkohë që policia ishte sot pikërisht në Velipojë, një biznesmene iu afrua atyre duke kërkuar që t’i lironin pjesën që i takonte sipas lejes së marrë.

Gruaja, e cila ndër të tjera tha se kishte shtetësi amerikane, tha se pjesa e plazhit që mund të shfrytëzonte i takonte disa metra më tej dhe jo aty ku i ishte caktuar.

- Advertisement -

“Vjet kemi patur dy parcela, sivjet një. Pse më është refuzuar kërkesa për parcelën tjetër? Më merr vesh mua njëherë se unë jam qytetare amerikane dhe të mos ma ngrejë njëri zërin se marr në telefon ambasadën amerikane”, tha gruaja.

Policët i shpjeguan se ata nuk përcaktonin vendin, por merrnin përsipër ta lironin hapësirën e caktuar për secilin biznes sipas lejes së marrë nga Ministria e Turizmit.

Pjesë nga biseda

Gruaja: Kam pas dy parcela more zotëri’

Polici: Ku i ke

Gruaja: Jam hoteleri e certifikume

Polici: Nuk më intereson. Nuk i gjykoj unë arsyet dhe kriteret.

Gruaja: Merr vesh ktu, se unë jam qytetare amerikane, nuk du me ma cu kush zanin se e thirra direkt ambasadën e amerikës.

Polici: Ta lirum hapësirën që kërkove.

Gruaja: I dua para biznesit tem, para hotelerisë teme. Po ca du unë në fund mor?

Polici: Një minut. Ke 20 metra lejen e miratuar

Gruaja: Erdhe me pushu ti te na? Si do bësh, 1 orë rrugë që të shkosh aty ku më latë. Unë e dua para hotelit tim. Ne kemi apliku 2 parcela.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit