1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Jam krenare që jam shqiptare”, cila ishte arsyeja që e solli Dua Lipën në Tiranë

Rekomandime

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në tokën shqiptare, i është bashkuar nismës në Tiranë “Adopto një Kopësht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare. “Kopshti ka për të qenë shumë i bukur.

- Advertisement -

Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar” u shpreh ndër të tjera Dua.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit