1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Jam vëllai yt”, si legjenda Muhammad Ali i shpëtoi jetën një veterani lufte

Rekomandime

Muhammad Ali, është thënë gjithçka për të, është boksieri më i madh në histori (56 fitore e 5 humbje), me arritje të pabesueshme në ring dhe fjalë të fuqishme që kanë frymëzuar miliona njerëz. Shumë prej nesh dinë që emri i tij i vërtetë është Cassius Marcellus Clay Jr., thuajse të gjithë e mbajmë mend shprehjen “Qëndro në ajër si një flutur, thumbo si një bletë”.

Gjithsesi pakkush e di që një herë Muhammad Ali i ka shpëtuar jetën një veterani të luftës në Vietnam. Ai donte të vriste veten dhe bëhet fjalë për një ngjarje në fillim të viteve ’80. Ish-boksieri ndodhej në Los Angeles. Fotografi i tij e telefonoi dhe i tregoi se diçka po ndodhte. Ali duhej të bënte diçka.

- Advertisement -

Një rastësi, apo një mundësi e mirë për publicitet? Një spot kundër luftës në Vietnam? Askush nuk e di realisht. Shumë njerëz para një ndërtese, në majën e saj ishte dikush i cili donte të hidhej, duke bërtitur: “Jam një njeri pa vlerë, do të hidhem”. Muhammad Ali doli vullnetar dhe ofroi ndihmën e vet. Ai shkoi në katin e nëntë.

“Jam vëllai yt, dua të të ndihmoj”, i tha personit fatkeq, i cili nuk dëshironte të jetonte më. Legjendën e boksit e njohu dhe u fut brenda dhe nisi të qante. 20 minuta në pritje, Ali bisedoi me personin që donte të vetëvritej dhe ia ndryshoi mendjen. Një vepër e mirë, që ndoshta vlen më shumë se çdo medalje e marrë në sportin e boksit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit