23.4 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Janari i zi i familjes Alushani, nëna vdes pasi mori lajmin për vdekjen e djalit

- Advertisement -

Të rekomanduara

Nënë e bir do të varrosen në të njëjtën ditë jo shumë larg njëri – tjetrit. Miradie e Luan Alushani vdiqën sot – të dy nga sulmi në zemër. Luani kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit, ndërsa nëna e tij pësoi sulm në zemër posa mori lajmin se i vdiq djali. Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe gruan. Express ju sjellë rrëfimin nga Komorani për këtë ngjarje të dhimbshme.

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në ditën e dytë të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën dy anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq po ashtu nga arresti kardiak.

- Advertisement -

Gazeta Express ka qëndruar në familjen e të ndjerëve. Familjarët kanë treguar se Luani, qe disa kohë kishte pasur probleme shëndetësore, gjendja e së cilit u përkeqësua kohëve të fundit.

Sipas familjarëve, Luanit mbrëmë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Familjarët e kishin nisur drejt spitalit, mirëpo, Luani nuk ia kishte dalë . Ai tashmë kishte vdekur.

Me gjithë pikëllimin, familjarët e të ndjerit kishin shkuar në shtëpinë e tij, ku ishte nëna, gruaja e katër fëmijët.

Aty tragjedia u dyfishua.

- Advertisement -

Me t’ia kumtuar lajmin nënës së të ndjerit Miradies se i vdiq djali, edhe kjo e fundit pëson sulm në zemër si dhe pas pak orëve pas vdekjes së djalit edhe ajo vdes.

“Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund që ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pas sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur. Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur”, i tha Gazetës Express, një familjarë i të ndjerëve.

E qindra persona tashmë ishin mbledhur në fshatin Komoran. Në varrezat e këtij fshati

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -