10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Jasharaj i SBASHK-ut: Edhe në autobus qytetarët më shohin si armik

Rekomandime

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se rritja e fundit e pagave është bërë në janarin të vitit 2018 për 4%.

“Një e keqe që është plasuar te opinioni dhe unë këtë nuk po e them për reklamë, unë udhëtoj çdo ditë me autobus çdo ditë Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Pejë, e hetoj në autobus një ndjenjë, që unë e kuptoj se qytetarët janë lodhur me skamjen dhe e kuptoj kur flitet veç për ne, ata na shohin nganjëherë, mua sidomos si armik.”, u shpreh Jasharaj në RTV21.

- Advertisement -

Ai shtoi se SBAShK-u po kërkon që Qeveria t’i realizojë kërkesat e tyre dhe se ata do t’u thonë mësimdhënësve që kërkesat e tyre po realizohen dhe që të ulen dhe të bëjnë diçka për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit