3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Java në Kosovë nis me rënie temperaturash, do të ketë edhe shi

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë do të ndryshojë situata meteorologjike në vend.

- Advertisement -

Njoftohet se pas valës së të nxehtit afrikan, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Nga dita e martë një front vranësirash të dendura pritet ta përfshijë vendin duke ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri termik.

“Vranësirat gjatë ditës së martë nuk do të jenë të qëndrueshme, kështu që do të krijohen kushte për reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa të mërkurën reshjet do të zgjerohen në gjithë territorin. Reshje shiu parashihet të ketë edhe në pjesën e parë të ditës së enjte, kur priten edhe rëniet e ndjeshme të temperaturave. Temperaturat gjatë kësaj periudhe pesë ditëshe, parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndërkaq IHMK-ja thotë se në viset malore, pos reshjeve më intensive që do të regjistrohen atje, temperaturat do të ulen ndjeshëm. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike”, thuhet tutje në njoftim .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit