9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Je i mbaruar”/ Ballist Morina çmend Vuçiqin: Autocthonus në faqen e tij: Përplasen serbët me shqiptarët

Rekomandime

Këtë herë jo në stadium, por në mënyrë virtuale në faqen e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pikërisht në lajmin ku njoftohej mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

- Advertisement -

Duke shpalosur flamurin e Autocthonus me Ismail Qemalin e Isa Boletinin, Ballisti ka shkruar në serbisht: “Mos gënje vetën, je i mbaruar”!

E pikërisht ky koment i kuksianit me pasaportë italiane ka tërbuar rrjetin, ku kanë hyrë me furi shqiptarë e serbë, duke u përleshur me njëri-tjetrin në mënyrë virtuale.

Shqiptarët që duket që janë kryesisht nga Kosova, apo Lugina e Preshevës i thurin lavde Ismail Morinës.

- Advertisement -

“Ballist, je i pavdekshëm, të rrosh sa malet”, i thotë një komentues, kurse një tjetër sërish shqiptar: “Na ke ndrit fytyrën e babë”. Ndërkaq, një serb i kthehet me ironi ballistit: “Ai njeri mund të të bëjë të hash dhe”.

Një serb tjetër kujton Rrahman Morinën ish-kreun komunist të Kosovës. “Vetëm një Morinë ishte zotëri, të tjerët s’vlejnë”. Një serb tjetër përdor sarkazmën: “Sa ndjekës shqiptarë ka presidenti ynë në rrjetet sociale”.

- Advertisement -

Një tjetër i thotë ballistit: “Vetëm te Shqipëria e Madhe të ka mbetur mendja”.

E më pas në faqe janë bashkëngjitur edhe një numër i madh ndjekësish të Vetëvendosjes e Albin Kurtit që i kthehen Vuçiçit me fotot e ROSU-it: “Hajde ta qesim një qaj”.

Në pak minuta faqja e Presidentit të Serbisë është kthyer në një gallatë nacionaliste, por që realisht ka arritur edhe shikueshmëri të madhe.

Ndërkaq, një pjesë e madhe e komenteve janë fshirë herë pas here, por sërish ka njerëz që ndërhyjnë e shkruajnë prapë…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit