1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Jemi lodhë me këso gjanash”, Latifi i del në mbrojtje Saranda Bogujevcit

Rekomandime

Filozofi i njohur kosovar, Blerim Latifi i ka dalë në mbrojtje deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevcit.

Latifi në Facebook ka thënë se kur në Qeveria ka njerëz që thonë se janë lodhur nga rrëfimet për mas.akrat e të pagjeturit, atëherë paramendoni se çka thonë qeveritë e huaja.

- Advertisement -

“Kur në Qeverinë e Kosovës ka njerëz që po thonë se janë lodhur nga këto rrëfime, paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja”, shtoi tutje.

Kjo deklaratë e Latifit vjen pasi që zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri, në emisionin ‘Pressing’ në T7 lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga mas.akra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

- Advertisement -

Selmanaj ka thënë edhe se Qeveria Hoti ka vënë të parën këtë çështje në temën e dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit