Getinjo: Vladimir Putin e bëri botën që ta harroj koronavirusin dhe vaksinat

0
118

Sot është dita e gjashtë, që Rusia po vijon sulmet ndaj Ukrainës dhe kjo situatë i ka shqetësuar të gjithë. Të shumta kanë qenë reagimet edhe në rrjetet sociale, nisur nga qytetarët e deri te personazhet e njohur.

Së fundmi, mes tyre ka qenë edhe reperi Getinjo, i cili përmes një postimi në Instastory, ka thënë se presidenti i Rusisë bëri që të harrohej edhe koronavirusi.

“Vladimir Putin për 48 orë arriti me e shti komplet botën me harru coronën edhe vaksinat. Era m** po i vjen botës”, ka shkruar ai.