17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Çeku i VV-së: Lufta e UÇK-së nuk duhet të barazohet me ca individë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se është padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare që në vend se ta drejtojë presionin kah Serbia po e sulmon luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.Çeku ka theksuar se UÇK dhe lufta çlirimtare është e të gjithëve.

- Advertisement -

“Ka qenë luftë e drejtë, dhe nuk duhet të barazohen ca individë me luftën sepse rrezikojmë që nëse dënohen ata të njolloset lufta e UCK-së. Duhet të luftojmë deri në ditën e fundit të mos perceptohet si njollë si luftën tonë çlirimtare”, është shprehur Çeku, njofton Klan Kosova.

“Në momentin që disa individë i barazoni me UCK-në i bie që nëse nesër këta dënohet i bie që UCK ka qenë e papastër dhe lufta ka qenë e padrejtë.

Prijësit kanë qenë shumë të rëndësishëm por lufta ka qenë e popullit. Nëse dënohet individi i bie se lufta ka qenë e papastër. Lufta e drejtë e Kosovës është në pyetje dhe jo një strukturë që ka udhëheqë”.Çeku ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje para se të udhëtonte në Hagë për intervistim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit